Pas hetimeve intensive është drejt zbulimit tërësor sulmi ndaj policëve në distriktin Wushi në Aksu të Rajonit Autonom të Xinjiang-ujgurit.
Sipas burimeve policore, aktet e dhunës janë organizuar dhe planifikuar që para 3 viteve, kur Mehmut Tohti me përhapjen e ideve ekstremiste fetare, ndikoi tek 13 persona të tjerë.
Nga shtatori i vitit të kaluar këta persona të kryesuar nga Mehmut Tohti, kanë ndjekur video dhe audio me përmbajtje territoriste si dhe janë stërvitur për formimin e grupit. Ndërsa nga janari i këtij viti, grupi bleu makina, prodhoi pajisje eksplozive, si dhe planifikoi sulmin ndaj makinave policore.
Në orën 16 të 14 shkurtit, anëtarët e grupit, të pajisur me makina ku mbanin eksplozivë dhe armë të tjera kryen krimin terrorist ndaj forcave të policisë. Pas arrestimit të pjestarëve të grupit, policia ka sekuestruar makinat si dhe eksplozivë dhe armë të tjera, që i përkisnin grupit terrorist. (Xu Guang)