PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Filmi kinez nderohet me " Ariun e artë" në Berlin
2014-02-17 09:59:45 CRI Komenti juaj Printoni
Filmi kinez "Black coal, Thin ice", u nderua me "Ariun e artë" në edicionin e 64-të të Festivalit ndërkombëtar të filmit në Berlin.

Filmi me regji të Diao Yinan, tregon historinë e një detektivi në ndjekje të një vrasësi në seri. Ndërkohë aktori protagonist, Liaon Fan në rolin e detektivit u vlerësua si aktori më i mirë dhe fitoi "Ariun e argjendtë".

"E konsideroj si një dhuratë këtë film. Nuk isha i sigurtë për çmimin, por regjizori realizoi ëndrrën time. Dje ishte një ditë e lumtur, ndërsa sot erdhi kjo surprizë e këndëshme", ka deklaruar aktori Liao pas marrjes së çmimit.

"Black coal, Thin ice" ishte një nga 20 filmat konkurrues për çmimin prestigjioz të festivalit "Ariu i artë". Juria nderoi me "Ariun e argjendtë" filmin amerikan "The Grand Budapest Hotel", me regji të Wes Anderson, ndërsa si aktorja më e mirë u vlerësua japonezja Haru Kuroki, në filmin "The Little House".

Amerikani Richard Linklater fitoi "Ariun e argjendtë" si regjizori më i mirë, për filmin "Boyhood",i xhiruar për afro 12 vjet. Të tjera çmime të "Ariut të argjendtë", iu dhanë operatorit kinez Zeng Jian për "Kontributin e shquar", për filmin "Blind Massage", ndërsa çmimi "Alfred Bauer " iu dha regjizorit francez Alain Resnais për filmin "Life of Riley".

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China