"I dobishëm dhe i rëndësishëm", me këto fjalë e ka cilësuar emisari i OKB-së për Sirinë Lakhdar Brahimi takimin e fundit tripalësh me zëvendësministrin e jashtëm rus Gatilov dhe zëvendës sekretaren amerikane të shtetit Sherman.
"Ata rikonfirmuan mbështetjen ndaj punës sonë dhe premtuan përkrahje në të ardhmen si në vendet përkatëse, por dhe kudo, për të zhbllokuar situatën, pasi deri tani nuk kemi shënuar një progres të dukshëm", deklaroi Brahimi.
Emisari i OKB-së ndërmjetësoi raundin e dytë të bisedimeve të Gjenevës, mes delegacionit të qeverisë siriane dhe atij të opozitës. Opozita siriane kërkon krijimin e një qeverie tranzicioni, pa praninë e presidentit Assad. (Eda Merepeza)