PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Avioni kinez C919 kryen fluturimin e parë në vitin 2015
2014-02-13 10:44:11 CRI Komenti juaj Printoni

Avioni kinez për pasagjerë C919 pritet të kryeje fluturimin e parë të provës në vitin 2015, tha të mërkurën në Ekspozitën e aviacionit të Singaporit, kreu i Korporatës së Avionëve të Kinës, Tian Min. Sipas tij, tani avioni C919 ka hyrë në fazën e montimit të përgjithshëm.

Tian tha se në qendrën e montimit dhe të prodhimit të avionëve për pasagjerë ka dy bazë të mëdha. Prej tyre, në bazën e Pudong-ut montohet modeli C919. Kjo bazë do të prodhojë në vit 150 avionë të mëdhenj pasagjerësh.

Mësohet se modeli C919 është avion i madh pasagjerësh me 150 vende, i pari që prodhohet tërësisht nga Kina.

Ky lloj avioni do të prodhohet plotësisht sipas standardeve ndërkombëtare dhe mund të plotësojë nevojat e ndryshme të kompanive të aviacionit civil për linjat e tyre të fluturimit.

Deri tani, 16 kompani kineze dhe të huaja kanë porositur 400 avionë të tillë. (Du/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China