Thursday  Apr 10th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryeministri kinez premton qeverisje të pastër
2014-02-12 10:31:30 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang premtoi të martën se do të luftohet korrupsioni, do të rritet transparenca e qeverisë dhe do të sigurohet një qeverisje e pastër.

Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Shtetit me temë luftën kundër korrupsionit, Li kërkoi menaxhim të rreptë të buxhetit nga të gjitha departamentet e qeverisë dhe u bëri thirrje audituesve të kontrollojnë me hollësi çdo veprimtari të dyshimtë, duke theksuar se të gjitha të dhënat për të ardhurat e shpenzimet duhet të përfshihen në menaxhimin e buxhetit.

Kryeministri kinez përshëndeti përparimin e arritur vjet në nivele të ndryshme në luftën kundër korrupsionit dhe për krijimin e një qeverisjeje të pastër, por pranoi se korrupsioni ekziston ende dhe është i shpeshtë në fusha të caktuara.

Duke kërkuar tolerancë zero ndaj zyrtarëve të korruptuar, Li premtoi zbatimin e plotë të tetë pikave të udhëzuesit kundër burokracisë dhe shpenzimeve të tepërta, të publikuar nga autoritetet qendrore në fund të vitit 2012. (Artani)

Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China