PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siri, nuk ka progres në bisedimet e paqes
2014-02-12 09:56:44 CRI Komenti juaj Printoni

Ndërmjetësi ndërkombëtar Lakhdar Brahimi thotë se bisedimet e paqes midis qeverisë siriane dhe opozitës nuk janë duke bërë ndonjë përparim të dukshëm, pas një takimi kokë më kokë mes palëve në Gjenevë .

"Fillimi i kësaj jave është aq i vështirë sa dhe java e parë. Nuk po bëhet shumë progres. Një nga kolegët tuaj tha se unë kam nevojë për 'durim'. Unë e kam atë, kështu që do të bëj më të mirën që ky proces të marrë shkojë mbarë," tha Brahimi.

Brahimi do të takohet me përfaqësuesit e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara këtë të premte.

Deri tani, i vetmi rezultat i prekshëm i procesit të negociatave ka qenë marrëveshja për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në qytetin e vjetër të Homsit dhe evakuimin e njerëzve që jetonin të rrethuar.

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 9.3 milionë sirianë, gati gjysma e popullsisë së vendit, ka nevojë për ndihmë .

Shefja e OKB-së për ndihmat humanitare Valerie Amos, ka shprehur në mënyrë të përsëritur zhgënjimin mbi dhunën dhe pengesat që kanë ngadalësuar dhënien e ndihmës humanitare .

Ndërkohë Kina i bëri thirrje të martën komunitetit ndërkombëtar për të krijuar "kushte të favorshme" për bisedimet e paqes në vazhdim Siri. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China