Të hënën pritet të rifillojë raundi i dytë i bisedimeve të paqes të Gjenevës midis qeverisë dhe opozitës siriane.
Zëvendësministri i Jashtëm i Sirisë Faisal Mekdad bëri të ditur se delegacioni i qeverisë do të marrë pjesë në bisedime. Ai tha gjithashtu se qeveria siriane do të kërkojë një diskutim "nen për nen" të Komunikatës së Gjenevës, dokumenti i pranuar nga Kombet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera botërore si bazë për bisedime.
Raundi i parë i uli së bashku në tryezën e bisedimeve palët ndërluftuese në Siri për herë të parë që nga fillimi i konfliktit gati trevjeçar.
Qeveria e presidentit Bashar al-Assad ka hedhur poshtë çdo mundësi për dorëzimin e pushtetit. (Artani)