Rreth 600 sirianë raportohet se kanë lënë qytetin e rrënuar dhe të rrethuar Homs, qendër të luftës së rebelëve.
Koordinatori i Kombeve të Bashkuara për ndihmat humanitare Yacoub el Hillo, e mirëpriti lëvizjen. Megjithatë sipas tij furnizimet për qytetin janë krejtësisht të pamjaftueshme.
Kombet e Bashkuara dhe Gjysmëhëna e Kuqe siriane kanë marrë përsipër dërgimin e ndihmave edhe në një lagje e cila është e rrethuar për më shumë se një vit.
Gjysmëhënë e Kuqe ka konfirmuar 60 pako ushqimore dhe më shumë se 1 ton miell është shpërndarë në qytetin e vjetër.
E diela ishte dita e fundit e armëpushimit që lejonte futjen e ndihmave humanitare.
Guvernatori i Homsit, Talal el-Barazi, është cituar të thotë se armëpushimi mund të zgjatet edhe për tre ditë. (Leftion Peristeri)