Kombet e Bashkuara dhe qeveria siriane arritën marrëveshjen mbi evakuimin e civilëve nga qyteti Homs.
OKB-ja konfirmoi të premten se 83 civilë sirianë u evakuuan nga qyteti Homs.
Nënsekretarja e përgjithshme e OKB-së Valerie Amos mirëpriti zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit. Ajo shpreh se shumë civilë, njerëz të sëmurë dhe të plagosur ndodheshin të bllokuar në qytetin Homs. Amos bëri thirrje që evakuimi i civilëve të zhvillohet sipas ligjit humanitar ndërkombëtar, si dhe kërkoi hapjen e korridoreve të bllokuara humanitare në të gjithë territorin sirian.
Provinca Homs është zona kryesore e luftës civile të Sirisë, ku afro 3000 civilë mbetën të bllokuar në qytetin e vjetër. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)