Edhe këtë vit kinezë udhëtuan jashtë vendit gjatë pushimeve të "javës së artë" apo Vitit të Ri hënor. Llogaritet se mbi 4.7 milionë kinezë udhëtuan jashtë vendit në grup, 18.1% më shumë në krahasim me pushimet e vitit të kaluar.
Sipas Byrosë Shtetërore Turistike të Kinës, gjatë Festës së Paraverës, udhëtimi familjare ishte kryesori, ndërsa mosha mesatare e turistëve ishte 35-45 vjeç. Destinacionet kryesore ishin Puketi në Tajlandë, Bali në Indonezi dhe ishulli Jeju në Korenë e Jugut. Çmimet për udhëtimet në grup u rritën mesatarisht me 10.2% në këtë vit. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)