PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Qeveria siriane do të marrë pjesë në raundin e 2-të të bisedimeve të Gjenevës II
2014-02-07 19:42:31 CRI Komenti juaj Printoni

Zëvendësministri i Jashtëm i Sirisë Faisal Mekdad tha të premten se qeveria siriane do të marrë pjesë në raundin e dytë të bisedimeve të konferencës së Gjenevës II planifikuar për më 10 shkurt, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve SANA.

Mekdad shtoi se delegacioni do ta vërë thekin në diskutimin e pikave të komunikatës së konferencës Gjeneva I të vitit 2012.

Delegacioni do të diskutojë gjithashtu lidhur me dhënien fund të terrorizmit në Siri, bëri të ditur Mekdad.

Raundi i parë i bisedimeve në Gjenevë mes delegacioneve të qeverisë siriane dhe Koalicionit Kombëtar Sirian të opozitës përfundoi të premten e kaluar pa arritjen e ndonjë rezultati.

Koalicioni i opozitës kërkoi që në fillim krijimin e një qeverie kalimtare në Siri me kompetenca të plota ekzekutive, bazuar në komunikatën e konferencës Gjeneva I. Ata u shprehën se presidenti Bashar al-Asad nuk duhet të ketë asnjë rol në qeverinë kalimtare.

Megjithatë, delegacioni i Damaskut zyrtar tha se qeveria nuk do t'ia dorëzojë pushtetin koalicionit, por vetëm do të negociojë një zgjidhje politike. Sipas këtij delegacioni, largimi i Asadit është një "vijë e kuqe". (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China