Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Fahan Haq përshëndeti të enjten palët në Siri për vendosjen e armëpushimit në qytetin Homs, si dhe për lejimin e evakuimit të qytetarëve dhe të ndihmave humanitare.
Sipas zëdhënësit, OKB-ja dhe organizatat humanitare kanë përgatitur ndihma në ushqime dhe medikamente në periferi të qytetit Homs, të cilat do të shpërndahen pas hapjes së kalimit nga autoritetet siriane. Haq theksoi se këto ndihma humanitare shërbejnë për të shpëtuar jetën e 2500 qytetarëve në Homs.
Më herët mediet siriane njoftuan për arritjen e marrëveshjes mes qeverisë siriane dhe OKB-së.
Homs është qyteti i tretë më i madh i Sirisë, qytetarët e të cilit prej një viti ndodhen të izoluar për shkak të luftës në vend. (Fang Xiaoyu)