Trupat siriane ndaluan të enjten sulmet e rebelëve ndaj burgut qendror në Aleppo, raportoi agjencia e lajmeve "SANA".
Ushtria vrau një numër të konsiderueshëm sulmuesish si dhe shkatërroi armët dhe municionet e tyre, vazhdon "SANA" pa dhënë hollësira të mëtejshme.
Zv.ministri i Jashtëm i Sirisë, Faisal Mekdad, theksoi se trupat qeveritare arritën të mbronin burgun dhe të ndalonin sulmin, duke theksuar se sulmuesit ishin të pajisur me lloje të ndryshme armësh.
Raporti erdhi pas pohimeve të aktivistëve se rebelët kishin arritur të hynin në një pjesë të burgut dhe kishin liruar disa prej të burgosurve. (Albana)