PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi dhe Putin përshëndesin misionin kinez dhe rus të transportit të armëve kimike siriane
2014-02-07 09:24:47 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i shtetit i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin zhvilluan të enjten një video-konferencë me komandat detare të vendeve të tyre, pjesë të misionit për transportin e armëve kimike siriane. Komandantët i informuan të dy presidentët për mbylljen me sukses të misionit të tyre në Detin Mesdhe gjatë shoqërimit të dy ngarkesave të para me armë kimike dhe shtuan se janë të gatshëm për misionin e rradhës.

Xi i përgëzoi komandantët për punën e tyre dhe i inkurajoi për përfundimin e misionit të mandatuar nga OKB-ja, lidhur me largimin e armëve kimike të Sirisë, me qëllim zgjidhjen paqësore të krizës siriane.

Nga ana e tij, presidenti Putin përshëndeti trupat detare, duke theksuar se atyre u është besuar detyra e rëndësishme për ruajtjen dhe më pas shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China