Në raportin që Ban Ki Mun e paraqiti të dielën, thuhet se në dy muajt e kaluar, bashkësia ndërkombëtare ka dhënë ndihmë të madhe për të hequr armët kimike siriane, por shumë faktorë, si siguria, problemet teknike e logjistike etj., kanë ndikuar mbi ecurinë e procesit.
Ban shprehet në raport se ai dhe vendet e interesuara i kanë bërë thirrje Sirisë të shtojë përpjekjet për të shpejtuar transportin e lëndëve të para për armët kimike brenda vendit.
Pas dorëzimit të këtij raporti, një zëdhënës i OKB-së bëri të ditur se kontingjenti i dytë i lëndëve të para për prodhimin e armëve kimike u transportuan nga porti i Sirisë Latakia, të shoqëruara nga anije kineze, daneze, norvegjeze dhe ruse. (Fang Xiaoyu/Artani)