PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Brahimi: Qeveria e opozita sirianë do të vijojnë diskutimet
2014-01-28 10:45:24 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesit e qeverisë dhe të opozitës siriane do të vazhdojnë bisedimet të martën, bëri të ditur të hënën i dërguari i posaçëm për Sirinë i OKB-së dhe i Lidhjes Arabe Lakhdar Brahimi.

Brahimi tha se po vijojnë diskutimet lidhur me zbatimin e një marrëveshjeje paraprake të arritur të dielën mes qeverisë dhe opozitës për çështjen humanitare në Homs, por ai u bëri thirrje të dy palëve që të marrin masa për të gjitha zonat e rrethuara.

Brahimi vuri në dukje se të martën do të parashtrohej për diskutim "Komunikata e Gjenevës", e cila u miratua pas konferencës së parë ndërkombëtare mbi Sirinë në vitin 2012, dhe që përfshin edhe përbërjen e organit drejtues (kalimtar) me pushtet të plotë ekzekutiv. Por Brahimi shtoi se nuk do të fillohet me këtë çështje të veçantë, e cila është "ndoshta tema më e ndërlikuar".

Përfaqësuesit e Damaskut zyrtar paraqitën të hënën qëndrimet kryesore të qeverisë siriane, pa përmendur çështjen e organit qeverisës kalimtar apo të së ardhmes së presidentit Bashar al-Asad. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China