PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siri, gratë dhe fëmijët lejohen të largohen nga qyteti Homs
2014-01-27 09:43:34 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet siriane njoftuan se gratë dhe fëmijët të cilët kanë qenë të bllokuar në qytetin e rrethuar e Homs lejohen të largohen menjëherë. Marrëveshja vjen kur bisedimet e paqes midis qeverisë dhe forcës kryesore opozitare siriane hynë sot (e hënë) në ditën e katërt.

Ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet e paqes, Lakhdar Brahimi, tha se shpreson se duke filluar nga nesër, gratë dhe fëmijët do të jenë në gjendje të largohen nga qyteti i vjetër Homs."

Homs ishte qyteti i parë që u ngrit në protesta kundër presidentit Bashar al-Asad dhe i pari nën rrethim të rëndë që nga viti 2012. Brahimi thotë gjithashtu se delegacioni opozitar ka rënë dakord për një kërkesë të qeverisë për të siguruar një listë të të burgosurve që mbahen nga grupe të armatosura rebele.

Në të njëjtën kohë, delegacioni qeveritar vazhdon të insistojë se ardhmja e presidentit Bashar al-Assad nuk është për diskutim. Megjithatë, opozita thotë se është duke u përgatitur për të filluar bisedimet lidhur me krijimin e një qeverie kalimtare.

Bisedimet aktuale pritet të zgjatin shtatë ditë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China