Të shtunën u zhvillua në Melburn finalja individuale për femra e turneut të tenisit "Australia Open". Në këtë finale tenistja kineze Li Na mundi rivalen e saj sllovake Donimika Cibulkova 2-0 (7-6, 6-0). Kjo është hera e parë që Li Na shpallet fituese e "Australia Open" dhe trofeu i dytë i saj në një turne të "Grand Slam"-it, pas triumfit në "French Open" në vitin 2011.
Sivjet ishte pjesëmarrja e tretë e Li Na në "Australia Open". Ajo është e para fituese mbi 30-vjeçare në ndeshjet individuale për femra dhe e para teniste aziatike që fiton këtë turne gjatë historisë së tij 41-vjeçare. (Wang Xianya/Artani)