Ministri i Jashtëm i Sirisë, Walid al- Moallem, i cili kryeson delegacionin zyrtar sirian në Konferencën e dytë të Gjenevës, u takua të enjten me të dërguarin e përbashkët të OKB-së dhe Lidhjes Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimin.
Agjencia e Lajmeve SANA raportoi se palët u takuan për të diskutuar lidhur me bisedimet aktuale mes qeverisë dhe opozitës, që pritet të mbahen të premten.
Ndërkohë, televizioni lokal tha se bisedimet e së premtes do të hapen me fjalimin e Brahimit, i cili do të ndërmjetësojë bisedimet mes 2 delegacioneve.
Konferenca e dytë e Gjenevës për Sirinë hapi punimet të mërkurën në Montreux të Zvicrës.
Delegacioni zyrtar sirian kërkoi që kjo konferencë të fokusohet tek goditja e terrorizmit, ndëkohë që opozita kërkon qeverinë e përkohshme ku presidenti aktual Bashar al- Assad të mos ketë asnjë rol. (Albana)