PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shkrimtari Vivas dënon propagandën false ndaj Tibetit
2014-01-23 15:21:47 CRI Komenti juaj Printoni

Gazeta kineze, "Guangming Ribao" e datës 22 janar, i referohet një website amerikan me emrin "AVAAZ", i cili ka zhvilluar një peticion në mbështetje të tibetianëve, që sipas website-t " keqtrajtohen nëse nuk përdorin flamurin kombëtar të Kinës". Gazeta thekson se kjo është një propagandë false dhe një sulm dashakeq ndaj reformës demokratike dhe të drejtat e njeriut në Tibet të Kinës.

Siç raporton gazeta, shkrimtari francez Maxime Vivas ka publikuar një letër nëpërmjet internetit më 26 nëntor të vitit 2013, ku dënon website-n "AVAAZ".

Vivas thekson në letrën e tij se, "synimi i peticionit është të shkaktojë një konflikt tjetër". Shkrimtari francez nënvizon se Kina nuk e dorëzon rajonin autonom të Tibetit. "Artikujt tuaj bazohen në lajme të pavërteta dhe në mashtrime", i drejtohet Vivas website-t amerikan. "Ju pretendoni se do të "shpëtoni Tibetin", por tibetianët kurrë nuk kanë jetuar më mirë se sot, kurse gjuha tibetiane sot përdoret në mësimdhënie dhe kudo", shkruan në letrën e publikuar në internet shkrimtari francez Maxime Vivas.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China