Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi përsëriti të martën qëndrimin e Kinës se, zgjidhja politike është e vetmja zgjidhje për çështjen siriane, duke bërë thirrje për shtimin e përpjekjeve politike për vazhdimin e negociatave.
Wang i tha këto në takimin e së martës me homologun e vet rus Sergey Lavrov mbi bisedimet e paqes për Sirinë, e njohur si "Konferenca Gjeneva II".
Dy delegacionet e qeverisë dhe opozitës siriane mbërritën në Gjenevë mbrëmjen e martës për pjesëmarrjen në konferencë, ku pritet të nisin dialogun e parë që nga shpërthimi i konfliktit në marsin e vitit 2011. (Albana)