PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siri- "Vijë e kuqe" për statusin e presidentit Assad.
2014-01-22 09:39:53 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i jashtëm sirian Walid al-Moallem deklaroi të martën se subjektet e lidhura me statusin e presidentit Bashar al-Assad, janë në "vijën e kuqe" dhe nuk mund " të preken", njofton agjencia e lajmeve SANA. Deklarata e kryediplomatit sirian bën të qartë qëndrimin e qeverisë ndaj Konferencës së paqes "Gjeneva II", që nis të mërkurën në Montreux, duke nënvizuar se delegacioni qeveritar sirian nuk do të pranojë të diskutohet për largimin e Assadit.

Qeveria siriane ka ripërsëritur qëndrimin e saj se në Gjenevë nuk do të diskutojë për dorëzimin e pushtetit, por do të negociojë me opozitën për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën në vend. Gjithashtu është nënvizuar se bisedimet e paqes duhet të fokusohen në luftën kundër terrorizmit në Siri, ndërkohë që opozita synon të diskutojë rreth tranzicionit të pushtetit, ku presidenti Assad të mos ketë asnjë rol drejtues.

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China