PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shefi i OKB-së fton Iranin në Konferencën "Gjeneva II"
2014-01-20 10:14:10 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, u shpreh të shtunën se i ka bërë ftesë Iranit të marrë pjesë në konferencën e paqes në Zvicër, e njohur edhe si Konferenca "Gjeneva II".

"Kemi vendosur për disa ftesa shtesë, ku bëjnë pjesë Australia, Belgjika, Greqia, Meksika, Irani etj," tha Ban gjatë një konference për shtyp.

"Besoj se zgjerimi i prezencës ndërkombëtare në këtë konferencë do të jetë një shfaqje e rëndësishme dhe e dobishme solidariteti në prag të përpjekjeve nga delegacionet e qeverisë siriane dhe opozitës, që do të nisin pas dy ditësh në Gjenevë," tha ai.

Shefi i OKB-së do të niset për në Montreux të hënën për të drejtuar eventin, që do të mbahet në dy pjesë. Pas sesionit të hapjes në Montreux më 22 janar, sesioni tjetër do të mbahet më 24 janar në Pallatin e Kombeve në Gjenevë, ku i dërguari i posaçëm i OKB-së dhe Lidhjes Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, do të ndërmjetësojë bisedimet mes palëve siriane. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China