Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad kërkoi të dielën krijimin e një koalicioni ndërkombëtar kundër terrorizmit, informon agjencia zyrtare e lajmeve SANA. Gjatë takimit me një delegacion parlamentar dhe fetar rus, Assad vuri në dukje rëndësinë e përballjes me lëvizjen ekstremiste fetare,nevojën e një koalicioni ndërkombëtar kundër terrorizmit, si dhe të një aleance islamike për t'iu kundërvënë ideve radikale.
Administrata siriane deklaron se po lufton grupet radikale të lidhura me Al Kaidën si dhe individë xhihadistë. Sipas saj lufta kundër terrorizmit përbën preludin e zgjidhjes politike të krizës 3 vjeçare, që ka përfshirë vendin. (Eda Merepeza)