PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Refugjatët sirianë në Liban i kalojnë 880 mijët
2014-01-20 09:23:47 CRI Komenti juaj Printoni

Numri i refugjatëve sirianë në Liban ka arritur në më shumë se 880 mijë, sipas raportit të fundit të Komisariatit të Lartë për Refugjatët të Kombeve të Bashkuara (UNHCR).

Në raportin e vet të përjavshëm, UNHCR-ja shprehet se ka regjistruar më shumë se 9 700 refugjatë sirianë në Liban gjatë javës së kaluar, gjë që e çon numrin e përgjithshëm të tyre në 880 063, 828 953 nga të cilët janë regjistruar, ndërsa 51 110 janë ende duke pritur përfundimin e procesit të regjistrimit.

Vlerësimet e fundit të UNHCR-së tregonin se numri i sirianëve që janë zhvendosur në vendet fqinje i ka kaluar dy milionët, duke theksuar se Libani është pritësi i shumicës prej tyre.

Libani ka bërë thirrje të përsëritura për ndihmë për lehtësimin e barrës së refugjatëve, për të cilën thotë se nuk mund ta përballojë më i vetëm. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China