PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OKB: Sigurimi i ushqimit, problem për 6.5 milionë sirianë
2014-01-15 10:16:58 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së Elisabeth Byrs tha të martën gjatë një konference shtypi se kriza në Siri ka shkaktuar mungesa në ushqim për 6.5 milionë sirianë .

Byrs tha se, "ofrimi i ndihmës për 4.25 milionë banorë dhe 2.9 milionë refugjatët sirianë në vendet fqinje, është sfida më e madhe dhe detyra më urgjente për ne."

Ajo shtoi se, Programi Botëror i Ushqimit duhet të mbledhë shifrën prej 35 milionë dollarësh çdo javë, ndryshe nuk plotësohet kërkesa ushqimore për Sirinë. Me përshkallëzimin e konfliktit në Siri, në vitin 2014 është vlerësuar se duhen edhe 2 miliardë dollarë për ndihmë ushqimore.

Në muajt e kaluar, Programi Botëror i Ushqimit është përpjekur të ofrojë ndihmë për disa rajone në Siri, por pa sukses.(Zhan Dian)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China