PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëri-Kosovë, marrëveshje e përbashkët për zhvillimin e turizmit
2014-01-14 10:09:22 CRI Komenti juaj Printoni

Një delegacion i Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit (MoUDT) nisi bisedimet teknike me homologët kosovarë për hartimin e marrëveshjes për zhvillimin e turizmit dypalësh.

Marrëveshja synon organizimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në sektorin e turizmit dhe hartimin e paketës së përbashkët promocionale, sipas ATA-s.

Zv.ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës Cuneyd Ustaibo e vlerësoi këtë nismë si një mundësi për forcimin e bashkëpunimit dhe promovimit të turizmit të dy vendeve.

Gjatë takimit, të dyja palët ranë dakord të shkëmbejnë informacione statistikore dhe për hartimin e paketës rajonale turistike.

Kjo nismë vjen si hap i parë konkret pas dokumentit strategjik të bashkëpunimit i nënshkruar nga palët dy ditë më parë në Prizren. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China