Ministria e Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes gjermane kanë njoftuar në një deklaratë të përbashkët se Gjermania ka pranuar kërkesën e Organizatës së Ndalimit të Armëve Kimike, për heqjen nga Siria të lëndëve kimike.
Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se heqja e armëve kimike është një hap i parë i rëndësishëm drejt zgjidhjes së krizës siriane. Nga ana e saj ministrja e mbrojtjes Ursula von der Leyen theksoi se Gjermania ka një teknologji të avancuar për sigurinë dhe eksperiencë në këtë fushë, ndaj kontribuon në procesin e paqes ndërkombëtare.(Fang Xiaoyu/Eda Merepeza)