PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siria vlerëson qëndrimin e Kinës për zgjidhjen e krizës
2014-01-06 16:20:23 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 努力---Nǔ Lì---Përpjekje

Pas shpërthimit të krizës në Siri, Kina si anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së është shprehur për zgjidhjen e konfliktit me dialog politik. Siria e vlerëson qëndrimin e Kinës zyrtare. Gjatë një interviste ditët e fundit për Radion e Jashtme të Kinës, ish-ministri sirian i Shtypit dhe këshilltar pranë Qendrës së Studimeve Strategjike Arabe, zoti Mohsen Bilal tha se Kina ka propozuar gjithmonë zgjidhjen paqësore të krizës siriane dhe kjo përputhet me kërkesat e popullit sirian, si dhe tregon përgjegjshmërinë e Kinës si vend i madh.


Mohsen Bilal

Gjatë intervistës, zoti Muhsen Bilal tha se trazirat e 3 vjetëve të fundit kanë ndikuar shumë mbi jetën e popullit sirian. Kryeqyteti Damask, ka humbur bukurinë e tij dhe tashmë situata atje është e nderë, kurse qytetarët jetojnë me frikën e sulmeve terroriste. Duke folur për përpjekjet e Kinës për zgjidhjen e krizës në Siri, Mohsen tha i emocionuar se falë përpjekjeve të vendeve të mëdha, si Kina apo Rusia situata po përmirësohet .

Gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit të kaluar, armët kimike siriane kanë qenë në fokus të vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar. Lidhur me këtë, Mohseni tha se megjithëse u shty për shkaqe teknike, asgjësimi i armëve kimike jashtë Sirisë, para fundit të vitit 2013, kjo veprimtari është e pakthyeshme. Qeveria siriane dëshiron paqen dhe do të bashkëpunojë në mënyrë aktive me komunitetin ndërkombëtar për asgjësimin e armëve kimike në vend.

"Nuk na interesojnë armët kimike. Synojmë arritjen e paqes dhe drejtësisë në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën."

Duke iu referuar Konferecës së dytë ndërkombëtare të Gjenevës, që nis më 22 janar, Mohsen tha se ajo do të nxitë paqen në Siri. Pyetjes nëse qeveria siriane do të marrë pjesë në konferencë, Mohsen iu përgjigj se qeveria siriane ka bërë përgatitje të gjithanëshme për të. Por ai shprehu dyshim për pjesëmarrjen e fraksioneve opozitare në konferencë, sepse njëri prej tyre, "Komiteti Kombëtar i Sirisë" të premten e kaluar deklaroi bojkotimin e konferencës dhe ky qëndrim pritet të ushtrojë ndikim negativ.

"Ne si qeveri do të jemi të pranishëm, por kush do të zhvillojë bisedime me ne? Do të shkojmë në Gjenevë, në emër të sovranitetit të Sirisë, por ku ndodhet pala tjetër e dialogut?"

Në fund të intervistës, zoti Mohsen Bilal u shpreh se qeveria siriane është e gatshme për zgjidhjen paqësore të krizës siriane. Nëse do të veprohet në kushtet aktuale, zhvillimi i ngjarjeve të ardhshme në Siri, pritet të jetë optimist. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China