Qendra e Informacionit Financiar e Kinës filloi punën zyrtarisht më 1 janar. Ajo është një pjesë e rëndësishme e memorandumit mes agjencisë së lajmeve Xinhua dhe bashkisë së Shangait mbi bashkëpunimin e gjithanshëm strategjik.
Kjo qendër shumëfunksionale, do të përmbledhë dhe publikojë informacione financiare, studiojë të dhënat, dhe zhvillojë kërkimin e treguesve financiarë. Krahas këtyre, ajo do të publikojë informacione dhe të dhëna financiare për mbarë botën.
Me globalizimin financiar, e drejta e fjalës në financë është një simbol i rëndësishëm për aftësinë konkurruese të një qyteti financiar. Funksionimi i kësaj qendre të madhe do të ngrejë në mënyrë të dukshme fuqinë e butë të Shangait. Me këtë qendër, pritet të dëgjohet gjithnjë e më shumë zëri i Kinës në fushën financiare. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)