Xi, inspektim lidhur me jetën e banorëve të thjeshtë
Në prag të vitit të ri 2014, sekretari i përgjithshëm i KQ të PKK-së, kryetar i shtetit dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak Xi Jinping shkoi në ndërmarrjen e furnizimit me ngrohje të Pekinit, si edhe në një shtëpi të moshuarish, për të inspektuar nga afër këto institucione të lidhura me jetën e banorëve të thjeshtë, si edhe për t'u shprehur përshëndetje punonjësve të frontit të parë dhe të moshuarve të mbarë vendit me rastin e Vitit të Ri. Në shtëpinë e të moshuarve z. Xi theksoi se duhet të nxitet më tej shumëllojshmëria e formave të kujdesit për të moshuarit, si edhe t'u sigurohen atyre të gjitha kushtet. (Vera/Artani)