Numri i të vdekurve nga shpërthimi i së dielës në mëngjes pranë një shkolle fillore në provincën Hom të Sirisë Qendrore u rrit në 20, njoftoi media shtetërore.
Sulmi vetëvrasës u krye nga një person që shpërtheu një kamion të ngarkuar me eksploziv në një kompleks ku ndodhen një numër shkollash në zonën Um al-Amed.
Njoftohet se shumica e viktimave ishin nxënës dhe mësues, teksa shpërthimi ka shkaktuar edhe dëmtimin e mjaft shtëpive përreth.
Disa shkolla në Siri janë sulmuar me bomba e mortaja dhe shumë nxënës kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në këtë vend. Incidenti më i fundit ndodhi në nëntor, kur pesë nxënës u vranë nga një shpërthim mortaje që goditi minibusin e tyre në kryeqytetin Damask. (Artani)