Këshilli ekzekutiv i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike mbështeti planin e parashtruar nga kreu i këtij institucioni Ahmet Umzucu për shkatërrimin e armëve kimike siriane.
Sipas planit, pjesa më e madhe e armëve kimike të Sirisë dhe pajisjet për prodhimin e tyre do të eleminohen para 31 marsit të vitit 2014, ndërsa para 30 qershorit do të asgjësohet i gjithë arsenali.
Këshilli përshendeti Kinën dhe vendet e tjera, të cilat po janpin kontributin e tyre gjatë procesit të transportimit të armëve.
Në fillim të muajit, Norvegjia dhe Danimarka njoftuan se do të marrin masat për procesin e transportimit nëpërmjet rrugëve detare të arsenalit, i cili më pas do të asgjësohet.
Vendet e tjera, përfshirë Kinën e Rusinë, thanë se do të mbështesin këtë proces. (Du)