PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëri-Norvegji, gatishmëri për thellim të bashkëpunimit dypalësh
2013-12-18 10:37:22 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.ministri i Jashtëm i Shqipërisë Sokol Dervishaj dhe ambasadori i Norvegjisë në Shqipëri Jan Braathu thanë të martën se të dy vendet janë të gatshme për të intensifikuar më tej marrëdhëniet dypalëshe.

Në një takim mes tyre, Dervishaj përshëndeti praninë e gjigantëve norvegjezë të naftës "Statkraft" dhe "Statoil" në Shqipëri dhe bëri thirrje për zgjerim të bashkëpunimit në sektorë të tjerë, siç janë bujqësia dhe turizmi.

Numri dy i diplomacisë shqiptare tha se Shqipëria ka marrë shumë masa për të plotësuar kriteret e nevojshme për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE, duke shtuar se marrja e statusit do të ishte inkurajuese për përparimin e reformave dhe do të ndihmonte në bashkëpunimin dhe sigurinë rajonale.

Shqipëria dhe Norvegjia nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, por janë partnere brenda NATO-s. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China