Turqia dhe BE-ja nënshkruan të hënën në Ankara një marrëveshje për të zhvilluar bisedime për vizita turistike pa vizë të shtetasve të të dyja palëve.
Sipas marrëveshjes Turqia pranon ekstradimin e emigrantëve të paligjshëm nga BE-ja, të cilët kanë hyrë në këto vende nëpërmjet Turqisë.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes kryeministri turk Erdogan u shpreh se tashmë pritet të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE. Sipas tij BE-ja nuk duhet të shqetësohet për heqjen e vizave, pasi Turqia nuk e mbështetet eksportin e krahut të punës.
Për një kohë të gjatë, për të penguar hyrjen e fuqisë punëtore në përmasa të mëdha nga Turqia, vendet e BE-së kanë vështirësuar procesin e dhënies së vizave . Në të njejtën kohë shumë emigrantë ilegalë hyjnë në Greqi nëpërmjet Turqisë, ndërsa BE-ja ka nxitur vazhdimisht Turqinë të ekstradojë klandestinët. (Vera/Eda Merepeza)