Rebelë të lidhur me Frontin Nusra të al-Qaida-s masakruan mbi 100 njerëz në periferi të Damaskut, njoftoi Ministria e Jashtme të hënën.
Siria i ka dërguar një letër Kombeve të Bashkuara, ku akuzon të ashtuquajturat Brigadat Islame dhe Frontin Nusra për masakrën e re të mërkurën e kaluar.
Ministria e Jashtme akuzoi gjithashtu disa stacione televizive arabe që mbulojnë terroristët, duke thënë se ato që financohen nga Arabia Saudite dhe Katari po nxitin vrasjet në Siri.
Sipas autoriteteve siriane, rebelë nga mbi 80 vende po shkojnë në Siri, ndërkohë u bëri thirrje vendeve anëtare të OKB-së të denoncojnë terrorizmin që po pëson Siria
Ushtria siriane tha të premten e kaluar se po ndërmerrte një fushatë të gjerë kundër rebelëve në rajonin Adra. (Leftion Peristeri)