Trajneri i "Bajernit" të Munihut Pep Guardiola thotë se ekipi i tij është i vendosur për të fituar Kupën e Botës së Klubeve teksa përgatitet për t'u përballur në gjysmëfinale të martën me ekipin kinez "Evergrande" të Guangzhou-t, të drejtuar nga Marçelo Lipi.
"Ky turne është shumë i rëndësishëm, shumë prestigjioz. Nuk është e lehtë për t'u kualifikuar në të dhe as për ta fituar atë," u shpreh Guardiola.
Lipi, kampion bote me kombëtaren italiane në vitin 2006, është i ndërgjegjshëm se ekipi i tij "Evergrande" ka pak shanse për të fituar: "Ne do të luajmë kundër njërës prej skuadrave më të mira në botë. Kur luan kundër një skuadre të tillë, nga 100 ndeshje mund të humbësh 99, por mund të fitosh një dhe unë shpresoj se kjo do të ndodhë." "Kurrë nuk i dihet," u shpreh Lipi. (Artani)