Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi i telefoni të dielën sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry për të diskutuar ecurinë e negociatave për paqe midis Izraelit dhe Palestinës si edhe çështjen e Sirisë.
Lidhur me bisedimet e paqes mes Izraelit dhe Palestinës, ministri i Jashtëm i Kinës, i cili do të niset pas dyditësh për një turne vizitash në Lindjen e Mesme, tha se qëllimi i vizitës është ulja e palëve në bisedime, ndërsa kërkoi shtimin e besimit e ndërsjellë.
Pasi e informoi homologun kinez për angazhimin e Shteteve të Bashkuara në procesin e paqes, Kerry i uroi Wang një vizitë të suksesshme në Lindjen e Mesme.
Duke folur mbi Sirinë, Wang theksoi se zgjidhja politike është rruga e vetme e daljes nga kriza. Duke ju referuar konferencës Gjeneva II, Wang tha se shpreson për rezultate pozitive.
Të dy zyrtarët biseduan edhe mbi gjendjen në Gadishullin Korean dhe mundësinë e rifillimit të bisedimeve 6-palëshe. (Leftion Peristeri)