Shoqata e Studentëve të Rikthyer nga Evropa dhe SHBA-ja organizoi të dielën në Pekin konkursin për zërin më të bukur nga Evropa Qendrore e Lindore ku morën pjesë mbi 200 diplomatë të huaj në Kinë, studentë dhe nga qarqe të ndryshme. Kori i shqipfolësve fitoi çmimin e parë për zërat më të bukur në interpretimin e një kënge partizane dhe të këngës "Ti më je si një gonxhe".
Në përbërje të jurisë së konkursit ishte dhe ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Kujtim Xhani kurse ambasada e Shqipërisë kontribuoi në përgatitjen e korit të shqipfolësve.
Në jurinë e konkursit morën pjesë 9 diplomatë nga 7 vende të Evropës Qendrore e Lindore. (Vera/Eda Merepeza)