Imazhet me ngjyra treguan flamurin kinez në "Yutu". Kjo është hera e parë që flamuri kinez fotografohet në një trup jashtëtokësor.
Kryekomandanti i programit hënor Ma Xingrui shpalli suksesin e misionit të "Chang'e–3" në Qendrën e Kontrollit Hapësinor të Pekinit, ku ishin të pranishëm edhe presidenti kinez Xi Jinping dhe kryeministri Li Keqiang.
Në një mesazh urimi të dërguar nga Komiteti Qendror i PKK-së, Këshilli i Shtetit dhe Komisioni Qendror Ushtarak, suksesi i "Chang'e – 3" vlerësohet si një "gur themeltar" në zhvillimin e programit hapësinor të Kinës dhe si "ndihmesë e jashtëzakonshme" e kombit kinez në shfrytëzimin paqësor të hapësirës .
Misioni i sondës hënore "Chang'e – 3" shënon përfundimin e plotë të fazës së dytë të programit hënor të Kinës, duke hapur rrugën për misionet e ardhshme me njerëz në Hënë. (Artani)