Forcat qeveritare siriane njoftuan të hënën se kanë marrë kontrollin e qytezës së rëndësishme strategjike Nabike, në veri të Damaskut. Kjo qytezë dhe rajonet përreth ishin pjesë e luftimeve të ashpra ndërmjet opozitës dhe forcave të sigurisë.
Kreu i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, Ahmet Üzümcü tha se për shkak të çështjeve të sigurisë dhe ato teknike, procesi i shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë mund të vonohet përtej planifikimit, duke e quajtuar këtë si sfidën më të madhe. Gjithashtu ai shpresoi se do të marrë mbështetjen dhe bashkëpunimin e palëve në Siri. (Zhan Dian)