PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Johanesburg, nis ceremonia përkujtimore për Mandelën
2013-12-10 20:29:21 CRI Komenti juaj Printoni

Në orën 12 të së martës sipas orës vendore, nisi në Stadiumin FNB të Johanesburgut ceremonia përkujtimore për ish-presidentin e Afrikës së Jugut Nelson Mandela. Në këtë ceremoni janë të pranishëm rreth 100 mijë veta, ndër të cilët edhe më shumë se 90 udhëheqës nga vende të ndryshme të botës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei bëri të ditur se zv.kryetari i shtetit i Kinës Li Yuanchao, si përfaqësuesi i veçantë i kryetarit të shtetit Xi Jinping, është nisur për në Johanesburg për aktivitetet përkatëse dhe do të mbajë një fjalim në ceremoni.


Li Yuanchao


Barak Obama


Ban Ki Mun


David Cameron

Në ceremoninë përkujtimore për Mandelën marrin pjesë gjithashtu sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun, presidenti amerikan Barak Obama, kryeministri britanik David Cameron etj.

Shiu nuk i pengoi pjesëmarrësit e thjeshtë të këndonin dhe t'u binin trombave para se të niste ceremonia për nder të Mandelës, që vdiq më 5 dhjetor nga një sëmundje mushkërish në moshën 95-vjeçare. (Wang Xianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China