Koreja e Veriut njoftoi të hënën shkarkimin dhe përjashtimin nga të gjitha postet partiake të Jang Song-thaek, xhaxhai i liderit Kim Jong Un, për shkak të veprimeve të tij "anti-parti dhe krime kundër revolucionare," raportoi agjencia zyrtare e lajmeve KCNA.
Kim Jong Un
Jang Song-thaek
Sipas saj, Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë, e mori vendimin të dielën, duke shtuar se Jang-ut i janë hequr të gjitha gradat.
"Jang dhe pasuesit e tij kanë kryer krime dhe kanë dëmtuar rëndë partinë dhe revolucionin," thuhet më tej në njoftimin e agjencisë zyrtare të lajmeve.
Jang akuzohet për "lojë të dyfishtë, abuzim me pushtetin dhe për anashkalimin e rolit të kabinetit qeverisës, duke marrë kontrollin e zhvillimeve sektorëve kryesorë ekonomikë, gjë që ka sjellë parregullsi dhe korrupsion," shkruante rezoluta e dalë nga mbledhja e byrosë. (Leftion Peristeri)