PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Medvedevi: Rusia, e gatshme të ruajë stabilitetin në Afganistan
2013-11-30 10:37:18 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvedev tha se vendi i tij është i gatshëm të punojë me shtetet e tjera anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Afganistan.

Medvedevi i bëri këto komente në takimin e 12-të të kryeministrave të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait të mbajtur të premten në kryeqytetin e Uzbekistanit Tashkent.

Kreu i qeverisë ruse u bëri thirrje të gjitha shteteve anëtare të OBSh-së që të bëjnë përpjekje për ta ndihmuar Afganistanin, duke e shprehur se Moska do të japë ndihmë të gjithanshme.

Medvedevi u shpreh gjithashtu se situata ndërkombëtare nuk është e qetë, por vuri në dukje se ka pasur disa arritje. Ai e quajti marrëveshjen e arritur për programin bërthamor të Iranit si një hap pozitiv. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China