PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryeministri kinez Li takon homologët e vet nga Kirgizistani, Kazakistani e Taxhikistani
2013-11-30 10:36:41 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang takua të premten në kryeqytetin e Uzbekistanit Tashkent me homologët e vet nga Kirgizistani, Kazakistani dhe Taxhikistani. Li ndodhet në Uzbekistan për të marrë pjesë në takimin e 12-të të kryeministrave të vendeve anëtare të ​​Organizatës së Bashkëpunimit të Shanghait.


Zhantoro Satibaldijev

Gjatë takimit me kryeministrin kirgiz Zhantoro Satibaldijev, Li tha se Kina dhe Kirgizistani janë vende fqinje mike dhe lidhjet mes tyre kanë hyrë në një epokë të re me krijimin e partneritetit strategjik.

Kina do të punojë me Kirgizistanin për të forcuar bashkëpunimin në fusha të tilla si energjetika, infrastruktura e transporti, duke nxitur zhvillimin e përbashkët dhe duke çuar përpara marrëdhëniet kino- kirgizistanase për të mirën e të dy popujve, tha Li .

Kryeministri kirgiz tha se vendi i tij e çmon mbështetjen e Kinës. Ai i ftoi gjithashtu kompanitë kineze të investojnë në Kirgistan dhe premtoi për bashkëpunim me Kinën në goditjen e terrorizmit, separatizmit dhe ekstremizmit.


Serik Akhmetov

Gjatë takimit me kryeministrin kazakistanas Serik Akhmetov, Li tha se Kina dhe Kazakistani janë vende të mëdha në zhvillim dhe marrëdhëniet mes tyre kanë një perspektivë të gjerë. Li bëri thirrje për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në energjetikë, financa, bujqësi etj.

Akhmetov u shpreh nga ana e tij se Kazakistani mbështet propozimin e bërë nga Kina në takimin e kryeministrave të OBSh-së për përshpejtimin e ndërlidhjes në rajon.


Kokhir Rasulzoda

Në takimin me homologun e vet taxhikistanas Kokhir Rasulzoda, kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh se, si një partnere strategjike, Kina mbështet rrugën e zhvillimit të zgjedhur nga Taxhikistani dhe përpjekjet e këtij vendi për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe stabilitetin. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China