PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li, fjalim në takimin e kryeministrave të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait
2013-11-30 09:33:21 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang mbajti të premten një fjalim në takimin e 12-të të kryeministrave të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh), të zhvilluar në kryeqytetin e Uzbekistanit Tashkent. Në këtë fjalim numri një i qeverisë kineze theksoi se të gjitha palët duhet të ruajnë traditat e parimet e tyre, por edhe të shtojnë mënyrat e bashkëpunimit, për të përballojnë krizat së bashku.

Li Keqiang u shpreh se të gjitha shtetet e OBSh-së duhet të bëjnë çmos për të krijuar një mjedis zhvillimi pozitiv, të sigurt dhe me përfitime të ndërsjellta, si edhe të nxitin zhvillimin e shpejtë të rajonit, në dobi të popujve të këtij rajoni.

Kryeministri Li paraqiti po ashtu edhe gjendjen e zhvillimit dhe të reformës të Kinës. Ai u shpreh se në tremujorin e tretë, ekonomia kineze u përmirësua. Sivjet GDP-ja e Kinës është rritur afro 7.5%. Kina do të thellojë më tej reformën ekonomike dhe hapjen me botën e jashtme.

Pas pjesëmarrjes në takimin e liderëve Kinë-Evropë Qendrore e Lindore dhe takimin e 12-të të kryeministrave të OBSh-së, kryeministri kinez Li Keqiang u kthye të shtunën në Pekin. (Fang Xiaoyu/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China