Kryeministri kinez Li Keqiang bërë një propozim prej gjashtë pikash për thellimin e bashkëpunimit praktik ndërmjet vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) në një fjalim në takimin e 12- të kryeministrave të OBSh-së.
Së pari, thellimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë. Luftimi i aktiviteteve terroriste është në përputhje me interesat e përbashkëta të vendeve anëtare të OBSh-së dhe është përgjegjësi e tyre e përbashkët, tha Li.
Së dyti, përshpejtimi i ndërlidhjes rrugore. Duke i quajtur të gjitha vendet anëtare të OBSh-së si pjesë të "Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit", Li shprehu shpresën se këto vende do të nënshkruajnë një marrëveshje ndërqeveritare për lehtësimin e transportit rrugor ndërkombëtar dhe do të marrin pjesë në ndërtimin e Urës së re Kontinentale Euroaziatike.
Së treti, nxitja e tregtisë dhe investimeve. Li propozoi lehtësimin e procedurave doganore, si edhe uljen e tarifave dhe shmangien e barrierave tregtare.
Së katërti, forcimi i bashkëpunimit financiar. Li kërkoi të bëhen përpjekje për krijimin e një banke të zhvillimit të OBSh-së, për të siguruar mbështetje financiare për bashkëpunimin midis vendeve anëtare të kësaj organizate.
Së pesti, nxitja e bashkëpunimit në mbrojtjen ekologjike dhe energjetikë. Kryeministri kinez propozoi të përcaktohen së bashku strategji bashkëpunimi për mbrojtjen e mjedisit dhe për të krijuar një platformë të përbashkët për ndarjen e informacionit në këtë drejtim.
Së gjashti, zgjerimi i shkëmbimeve kulturore dhe i atyre mes popujve. Li propozoi të respektohet shumëllojshmëria kulturore dhe të rritet mirëkuptimi i ndërsjellë mes njerëzve të vendeve të ndryshme. (Artani)