Kryeministri i Kinës Li Keqiang ka mbërritur në kryeqytetin uzbek Tashkent , ku do të marrë pjesë në Konferencën e 12-të të kryeministrave të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait(OBS).
Gjatë konferencës, Li Keqiang do të paraqesë propozimet politike të thellimit të bashkëpunimit konkret të OBS-së në fusha të ndryshme. Pritet që kreu i qeverisë kineze të shkëmbejë mendime me liderët e vendeve pjesmarrëse për forcimin e bashkëpunimit, nxitjen e paqes dhe stabilitetit si dhe zhvillimin rajonal.
Li pritet të takohet me presidentin dhe kryeministrin e Uzbekistanit si dhe me liderët e vendeve pjesmarrëse në konferencë.
Li Keqiang viziton Uzbenkistanin pas pjesëmarrjes në Takimin e Liderëve Kina-Vendet e Evropës Qendrore e Lindore dhe pas vizitës së tij të suksesshme në Rumani. (Çang Çuo/Eda Merepeza)