Kryeministri kinez Li Keqiang bëri thirrje të premten për të ngritur marrëdhëniet Kinë - Rusi dhe zhvillimin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait ( SCO ) në nivele më të larta.
Li i bëri këto komente gjatë takimit me homologun e tij rus Dmitri Medvedev, gjatë të takimit të 12-të të kryeministrave të organizatës në kryeqytetin e Uzbekistanit Tashkent .
Li tha se OBSh-ja është një platformë e rëndësishme për Kinën dhe Rusinë për të kryer bashkëpunim strategjik. Të dy vendet duhet të mbajnë komunikim të ngushtë dhe të punojnë së bashku për të përmirësuar zhvillimin e organizatës dhe për të arritur rezultate të reja në siguri dhe bashkëpunimin praktik .
Nga ana e tij, Medvedev tha se marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve kan arritur një nivel të lartë, me shkëmbime të shpeshta të nivelit të lartë dhe progres të qëndrueshëm në fusha të ndryshme.
Medvedev bëri thirrje për të rritur bashkëpunimin në energji, atë ekonomik dhe tregtar, transportin dhe logjistikën, si dhe bashkëpunimin mes Lindjes së Largët të Rusisë dhe rajonit verilindor të Kinës.
Kryeministri kinez dhe kryeministri rus shkëmbyen gjithashtu pikëpamjet mbi çështjet ndërkombëtare dhe rajonale në interes të përbashkët. (Leftion Peristeri)