PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Komuniteti ndërkombëtar për forcimin e bashkëpunimit Kinë-Europë Qendrore e Lindore
2013-11-29 10:27:33 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang ishte i pranishëm në samitin e liderëve të Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore, që u zhvillua në Bukuresht të Rumanisë nga datat 25 deri më 28 nëntor.

Komuniteti ndërkombëtar dhe politikanë të ndryshëm janë të mendimit se forcimi i bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore nuk është vetëm në dobi të dy palëve, por edhe në dobi të marrëdhënieve të partneritetit strategjik Kinë-Europë.  

Presidenti i Rumanisë Traian Basescu e cilësoi këtë takim si "një shans" për Rumaninë. Ai tha se forcimi i bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore është një nxitje e fuqishme për marrëdhëniet strategjike Kinë-Europë.    

"Albanian Daily News" publikoi të martën një artikull me titull "Pranvera e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kinës", ku vlerëson se ky samit do t'i sjellë Shqipërisë më shumë mundësi dhe shanse financimi. Potenciali i thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve është i madh.

Në një artikull të BBC-së shkruhet se Kina është në fazën e rritjes së shpejtë të investimeve të huaja dhe progresi i gjithanshëm në marrëdhëniet me Europën është një shans i madh për vendet e Europës Qendrore e Lindore.(Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China